kultura_list
@kultura_list
Description
Në bashkëpunim me Culturalyst dhe mbështetjen e EU for Innovation (BE, BMZ dhe SIDA) po krijojmë Albanian Creative Industries Incubator (ACII). ACII është inkubatori i parë në Shqipëri në fushën e industrive kreative, në mbështetje të gjithë atyre që duan të krijojnë biznesin e tyre në këtë sektor, duke ngritur nje ekosistem mbështetës për ta. ACII lind si përgjigje ndaj një prirjeje në rritje të të rinjve për t’u përfshirë në këtë sektor, në një mjedis që nuk i njeh, mirëpret, apo mbeshtet akoma sa duhet. ACII është një platformë online ku secili anëtar do ketë një profil për të promovuar punën e tij. Platforma do të shërbejë për të rritur njohjen e secilit anëtar te publiku, për t’i njohur anëtarët me njëri-tjetrin e për të shpërndarë informacione të dobishme për ata që duan ta kthejnë idenë e tyre në biznes. Për të gjithë ndjekësit tanë besnikë e të tjerët që duan të na bashkohen, ju ftojme të na ndiqni në @kultura_list....Kemi shumë për t'ju treguar!
Organization Type
Arts Nonprofit
